Shkolla “Rrapi Mertiri” Toshkez, partnere e Horizont EU per 22 prillin, diten e Tokes

22 Prilli, Dita Boterore e Tokes u kthye ne nje dite pastrimi per nxenesit e sistemit nente vjecar te shkolles “Rrapi Mertiri” Toshkez. Organizata Horizont EU finalizoi me sukses nje bashkepunim te kahershem me stafin pedagogjik 10 mesues dhe 90 nxenesit e kesaj shkolle te cilet jane partnere ne cdo aktivitet apo aksion me karakter kombetar apo lokal te ndermara ngaHorizont EU sa i perket ndergjegjesimit apo edhe  nepermjet aksioneve konkrete te komunitetit.

 

 

Propozimit te Horizont EU per aktivitete pastrimi me rastin e 22 Prillit si Dita e Tokes, drejtuesit e shkolles ju pergjigjen pozitivisht. U hartua planin i veprimit si dhe u shperndane materialet ndihmese per nxenesit e shkolles te cilet kryen pastrimin e territorit te shkolles sidhe ambjenteve publike dhe rruget rreth shkolles.

Angazhimi dhe serioziteti i femijeve dhe nxenesve te kesaj shkolle jane nje shprese per te ardhmen pasi ambjentet sportive dhe ato te gjelberuara si pjese e hapesires se kesaj shkolle jane te mbajtura shume mire. Pjese e angazhimeve dhe pjesemarrese ne shume gara e projekte me fokus mjedisin, shkolla Toshkez ka krijuar e trasheguar nje kulture pozitive tek nxenesit dhe banoret per gjelberimin dhe ambjentet estetike ne shkolle apo dhe ne banesat private.

Falenderim te vecante banoreve per mbeshtetjen dhe perpjekjet e tyre per ndryshimin e realitetit ne ndihme te femijeve e per te ardhmen e tyre.