Interesi për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dhe përforcimit të lidhjeve mes biznesit në Shqiperi ka zbritur në Lushnjë për njohje dhe kontakte me pushtetin vendor dhe biznese të zonës Ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.
Pas takimit me kryetaren e bashkisë Lushnjë, zj Eriselda Sefa, Kompania Zdrava ishte takimi i dytë për Ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior ne Lushnje. Në ambjentet e kompanisë u zhvillua një bisedë mjaft interesante mes përfaqësuesve të kompanisë Faik e Arben Zdrava si dhe menaxherit të shitjeve Riza Zdrava. Me një përshkrim të shkurtër dhe të përmbledhur për kompaninë dhe punën e tyre përfaqësuesit e kompanisë Zdrava shprehën konsideratën për Republikën e Brazilit dhe në veçanti të interesit të Ambasadës për sektorin e agropërpunimit dhe të ambasadorit për vlerësimin dhe informacionin e shkëmbyer në interes të dy palëve.
Mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë të shumta vecanërisht në marrjen e eksperiencave nga kompanitë dhe bizneset në Brazil dhe sjellja e tyre për tregun Shqipar, Ballkanas dhe atë europian.
Kompania ZDRAVA është themeluar nga 6 vëllezër në vitin 1998 dhe ndodhet në qytetin e Lushnjës. Fabrika është ndërtuar në përputhje me standardet moderne evropiane të cilat i mundësojnë kompanisë ZDRAVA të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues për të përmbushur kërkesat e tregut. Kompania është e pranishme në tregun evropian për më shumë se 10 vjet dhe gjithashtu në tregun e SHBA-së për më shumë se 2 vjet. Kompania ZDRAVA është e çertifikuar me ÇERTIFIKATË ISO dhe HACCP për sigurinë ushqimore dhe aktualisht numëron më shumë se 100 punonjës.
Zdrava grup vitet e fundit ka ivestuar fuqishëm duke futur në përdorim teknologjinë moderne të përpunimit të ushqimit në përputhje me recetat tradicionale të ushqimit për të marrë produktet më cilësore. Kopania Zdrava prodhon një gamë të të gjitha produkteve natyrale pa aditivë, konservues, ngjyra, aroma apo shije artificiale.
Referuar këtij historiku dhe tregut që aktualisht kompania Zdrava ka në mbi 20 shtete në Europë dhe Sh.B.A për Ambasadorin e Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior ishte kënaqësi edhe vizita në ambjentet e brendëshme të fabrikës. Cilësia e produkteve dhe origjinaliteti me të cilin prodhohen e tregëtohen u vleresuan nga ambasadori si dhe u ofrua mundësia e bashkëpunimeve me këtë sektor por jo vetëm edhe me kompani në Brazil.
Potenciali i madh që ka Republika e Brazilit si dhe interesi i dyanshëm për zgjerim të tregut dhe produkteve ishte fokusi i bisedës në vazhdim me vellezërit Zdrava. Ofertat për binjakëzime, pjesëmarrje në panaire apo lidhje të kompanisë Zdrava me kompani Braziliane u dëgjuan me interes e u mirepritën nga Ambasadori i Republikës së Brazilit në Shqipëri Sh.T. Z. João Tabajara de Oliveira Júnior.
– Propozimi juaj do të jetë në fokus të punës tonë dhe stafit të sektorit përgjegjës në ambasadën e Brazilit – u shpreh ambasadori duke falenderuar vëllezërit Zdrava për arritjet e tyre dhe kënaqesinë nga kjo vizitë e parë në bizneset në Shqiperi.