Në datën 13 qershor ora 10:00 në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muço, Rajoni nr 4, u çel ekspozita “Mjedisi në sytë e fëmijëve dhe të rinjve të lagjes Gafurr Muço” pjesë e projektit “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 18 punime të fëmijëve e të rinjve në vizatim e pikturë dhe 5 fotografi me fokus mjedisin.
Mësuesja e vizatimit Oljana Toni e apasionuar pas natyrës si dhe banore e lagjies G. Muço, tregoj cilësi të larta nëe organizimin e fëmijëve dhe tematikën e zgjedhur duke zgjuar kureshtjen e banorëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve e të rinjve.
Në aktivitet merrnin pjesë banorë të bllokut ku po realizohet projekti si dhe Krytarja e Bashkisë Lushnje znj. Eriselda Sefa, N/Kr. z. Elton Korreshi, Kr. i Rajonit nr. 4 z. Benard Linatopi si dhe lider të komunitetit.
Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi të pranishmëve rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare dhe veçanërisht bashkëpunimi me komunitetin.
Gjatë fjalës së tij z. Bylykbashi shpjegoi rëndësine që ka kjo ekspozitë ku fëmijët dhe të rinjtë sjellin mendimin dhe ëndrrat e tyre mbi mënyrën se si e konceptojnë ata të ardhmen.
Këndvështrimi i fëmijëve e të rinjve mbi mënyrën se si e mendojnë ata sistemimin e ambjenteve publike solli interes të shtuar nga ana e miqve të ftuar si dhe banorëve.
Kr. e Bashkisë Lushnje znj. Eriselda Sefa vlerësoi punën e bërë nga Horizont EU si dhe cilësinë e treguar në montimin e stolave.
-Ekspozita që po vizitojmë sot është një tregues i pritshmërive që kanë fëmijët dhe të rinjtë nga pushteti vendor duke na vënë para përgjegjësisë të rrisim cilësinë e menaxhimit dhe të jemi të kujdesshem në planifikimet e parave publike. Ky bllok pallatesh do të shërbej si një model pozitiv për rajonet e tjera të Bashkisë Lushnje. – theksoi znj. Sefa.
Kr i Rajonit, z. Benard Linatopi në fjalën e tij vlerësoi punën e kryer deri më tani nga Horizont EU si dhe u kërkoi banorëve të ruajnë e kujdesen për stolat e më pas për objektet e tjera që do vendosen (kendi i lojrave, koshat e vegjël per mbeturina dhe fusha e pig-pongut për të rinjtë).
Flora Çarçani banore e zones dhe aktiviste në projektin që po realizon Horizont EU në bllokun e tyre të banimit u shpreh besimplotë në seriozitetin dhe cilesinë e punës së kyer si dhe angazhimin e banorëve për mirëmbajtje dhe kujdes në vazhdim. Do tu luteshim shumë banorëve që të përcillnin këtë kujdes edhe tek nipërit dhe mbesat!
Ekspozita qëndroi e hapur deri në orët e mesdites dhe u vizitua nga shumë banorë të zonës dhe blloqet përreth.
Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.