Dita Evropiane e Parqeve. Në këtë ditë ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë që janë pikërisht këto parqe natyrore që ne kemi, që na pasurojnë natyrën dhe ekosistemin tonë.
Dita Evropiane e Parqeve është një ditë përkujtimore për Zonat e Mbrojtura në të gjithë Europën që u lançua në vitin 1999 nga Federata EUROPARC për të festuar Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën. Në këtë ditë ne synojmë t’i afrojmë njerëzit me natyrën dhe të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e bukurisë natyrore të ruajtur në Zonat e Mbrojtura dhe mirëqeverisjen e qëndrueshme të këtyre vendeve.
Ndaj, të gjithë si shoqëri duhet të kujdesemi më shumë për parqet tona duke nisur si fillim me pastrimin dhe mbajtjen pastër të ambjenteve e pse jo mbjelljen e pemëve të reja, për të gjallëruar kështu edhe biodiversitetin.