
Biodiversiteti shpesh kuptohet në termat e shumëllojshmërisë së gjerë të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, por ai përfshin gjithashtu dallimet gjenetike brenda secilës specie – për shembull, midis varieteteve të kulturave dhe racave të bagëtive – dhe shumëllojshmërisë së ekosistemeve që presin lloje të shumta ndërveprimesh ndërmjet anëtarëve të tyre (njerëz, bimë, kafshë).
Ekziston një dukje në rritje se diversiteti është një pasuri globale me vlerë të jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm. Shumëllojshmëria bimore dhe e kafshëve e vendit tonë përbën rreth 29,5% të biodiversitetit së Europë.Por, numri i specieve po reduktohet ndjeshëm nga disa aktivitete njerëzore si psh gjahu, zë zonat malore të Shqipërisë, kryesisht në zonën e Alpeve Shqipëtare dhe në zonën e Malit Korab-Koritnik.
Rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për këtë çështje është shumë e madhe, ndaj duhet përhapur kulturë dhe mendime positive pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit, duke shprehur se natyra është ajo çka na rrethon, por jemi ne qëniet frymore që i japim jetë.
Kështu që le të bashkohemi së bashku dhe të heqim dorë nga ndotja apo shfarosja e aktorëve që bëjnë pjesë në këtë zonë, duke i mbrojtur e mirëmbajtur ashtu siç duhet.
