Divjaka mbetet ne qender te vizitave turistike persa i perket turizmit natyror dhe atij te vezhgimit. Kjo per arsyen se si po menaxhohet ky Park Kombetar. Parku Kombetar i Divjakes gjithnje e me shume po terheq vemendjen e vizitoreve vendas por kryesisht te atyre qe vijne nga Europa por dhe me larg saj. Kjo per shkak te kujdesit dhe menaxhimit profesional te ketij parku nga AdZM Fier.
Fantazia, profesionalizmi dhe investimet ne drejtimin e duhur, kane bere qe Parku Kombetar i Divjakes te vizitohet ne çdo dite te vitit.
Interes per bukurite e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta kane treguar edhe mediat e huaja duke realizuar shume dokumentare per bukurite e jetes se eger ne kete park.
Se fundmi PKDK eshte vizituar nga stafi i televizionit spanjoll RTVE.ES.
Gazetari Antonio Montero po realizon nje reportazh per programin e tij “Espanoles en el mundo” i cili do ti dedikohet bukurive natyrore te Parkut Kombetar Divjake – Karavasta.
Grupi i xhirimit ka patur mbeshtetjen e plote te drejtorit te AdZM Fier z. Ardian Koci dhe stafin e tij si dhe stafit te Zamo Rafting.
Gazetari Antonio Montero eshte njohur me bukurite dhe vlerat natyrore, si dhe atraksionet turistike qe ofron Parku Kombetar Divjake-Karavasta nepermjet aktiviteteve ne natyre si Kayaking , biçikleta dhe Birdwatching.