Sot per Mjedisin: Lufta kunder ndotjes plastike ne Shqiperi

Si pjesë e fushatës ”Sot për Mjedisin”, Delegacioni i BE-së prezantoi videon e parë të fushatës duke theksuar efektet negative të plastikës në mjedis dhe shëndet.

Ne aktivitetet e ardhshme delegacioni i BE-së do të nxjerrë gjashtë infografikë dhe një video të dytë që trajton çështjen e veprimeve individuale që kontribuojnë për reduktimin e mbetjeve plastike dhe mbeturinave. Kjo do të pasohet nga një sfidë e medieve sociale që do të paraqesë individë dhe institucione që po e reduktojnë përdorimin e plastikës dhe po veprojnë për një mjedis më të pastër.

Përgjatë nëntorit dhe dhjetorit 2019, do të zhvillohen debate në Tiranë, Vlorë dhe Divjake, duke trajtuar ndikimin e ndotjes plastike, mbrojtjen e mjedisit detar dhe ndryshimin klimatik. Fushata do të përfshijë një panair mjedisor në Shtëpinë e Evropës, në Tiranë, më 12 dhjetor, ku qytetarët mund të mësojnë për punën e organizatave shqiptare të mjedisit, si dhe për projektet e BE-së dhe Shteteve Anëtare që mbrojnë mjedisin.

Gjithashtu, në Shtëpinë e Evropës do të organizohen dy shfaqje filmash në lidhje me çështjet e mjedisit. Në të gjithë vendin, disa aktivitete në terren në shkolla do të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Mbetjet plastike po mbysin oqeanet tona dhe po vrasin jetën e egër. Mikroplastikat gjenden në ajër, në ujin e pijshëm dhe në ushqimin tonë. A jeni gati të ndryshoni zakonet tuaja dhe t’i thoni JO plastikës një përdorimshe? Ndiqni dhe bashkohuni me fushatën tonë.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/543579999549435/

play-sharp-fill