Java e parë e nëntorit njihet zyrtarisht si Java Kombëtare e Ujit, me Vendim të Këshillit të Ministrave datë 10 Shtator 2008. Festimet dhe diskutimet për ujin janë në qendër të vëmendjes së muajit nëntor.
Gjatë kësaj jave, specialistët shqiptarë kane mundësi të diskutojnë për ujin në vendin tonë në disa ditë të veҫanta.
Qëllimi është promovimi i ҫështjeve që kanë lidhje me sektorin e ujit, si një sektor gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimet në vend.
Nje qellim teper i rendesishem eshte edhe ndergjegjesimi i nxenesve te shkollave 9 -vjeçare duke zhvilluar ore mjedisore për sa i përket çështjeve të lidhura me ujin.
Nxënësve të shkollave në të gjithë Shqipërinë njohuritë bazë për të kuptuar konceptet themelore rreth burimeve ujore dhe përdorimit të tyre, duke theksuar fort kursimin dhe mbrojtjen e ujit.
Nje pune te tille po zhvillon edhe AdZM Fier duke zhvilluar ore mjedisore me fokus ujin ne te gjithe shkollat e zones se Divjakes qe shtrihen rreth Parkut Kombetar Divjake-Karavasta.
Specialisti i AdZM Fier Ervin Allushi ne kuader te Javes Kombëtare te ujit, diten e djeshme ka qene ne shkollen e fshatit Mize ku me ane te video projektorit ka zhvilluar nje ore mbi rendesine e ujit per jeten tone dhe te mjedisit.
Java Kombëtare e ujit përkujtohet ҫdo vit përmes Konferencës Vjetore dhe Ekspozitës së Shoqatës së Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë, përmes një Ekspozite me vizatime,mesazhet më të mira të fëmijëve anembanë Shqipërisë për ҫështjet e ujit, debate televizive, etj.