Në kuadër të projektit “Mbrojtja e Deltës së Bunës” dhe Thirrjes për Grantet e Vogla, përfaqesuesit e IUCN, INCA dhe ARZM Shkodër zhvilluan një takim me Prefektin e Qarkut Shkodrës, ku u diskutua mbi Komitetin e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, Shkodër, duke qenë se dhe projektet e përzgjedhura do të jenë në zbatim të Planit të Menaxhimit “Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë”.
Prefekti u tregua i gatshëm, që institucioni që ai drejton të bashkëpunojë me qëllim mbarëvajtjen e projektit “Mbrojtja e Deltës së Bunës”.
Projekti kërkon të sjellë bashkë njerëzit dhe natyrën dhe të ketë mes tyre një bashkëveprim të ndërsjelltë: të mbrojmë por edhe të zhvillojmë zonën dhe veten. Këto ditë jemi duke informuar edhe komunitetet mbi këtë projekt dhe ta dinë që ekziston një mundësi”.
Thirrja për projektin e mbrojtjes të grykëderdhjes së lumit Buna është e hapur për të gjithë
“Thirrja është e hapur si për individë, organizata të shoqërisë civile, subjekte private, shkollat, universitetet dhe ka një fond limit që është rreth 150 mijë euro. Për individët kufiri është nga 2 mijë deri në 5 mijë euro, për organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet private është deri në 10 mijë euro ndërsa favorizohet aplikimi në grupe në rastet kur preket më shumë se një temë sepse mundësia për të përfituar është edhe më shumë se 10 mijë euro në këtë rast.
Thirrja për këtë projekt zgjat deri në 23 shtator dhe aplikimet dorazi mund të dorëzohen tek Zonat e Mbrojtura këtu në Shkodër”.
Për shumë vite me radhë grykëderdhja e lumit Buna, një perlë e natyrës është lënë në harresë duke bërë që edhe të ketë dëmtime të ndryshme nga shumë faktor dhe tashmë ky projekt mund të ndikojë në një përmirësim sado të vogël.