Numri i larte i specieve te gjallesave si ato ujore, shpendeve dhe gjitareve qe jetojne ne zonen e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta, rrit edhe më shumë rolin e ketij parku si zona më e rëndësishme për larminë biologjike në Shqipëri dhe rajon.
Me përfundimin e sezonit të folezimit 2019, Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) dhe specialistet e AdZM Fier kane kryer monitorimin e kolonisë së Ҫafkave dhe Karabullakëve në Divjakë me qëllim verifikimin e numrit të saktë të foleve dhe përshkrimin e përbërjes specifike të kolonisë.
Rezultatet e këtij monitorimi tregojnë se në total kolonia numëron gjashtë specie folezuese me një numër të përgjithshëm prej 1250-1370 folesh dhe afro dy herë më shumë fole se në vitin 2018.
Mbështetur në këto shifra të fundit si dhe në të dhëna sasiore të grumbulluara në vizitat e mëparshme në Qershor 2019, përbërja e kolonisë rezulton si më poshtë:
Karabullaku i vogël Microcarbo pygmeus 500-550 çifte (40% e kolonisë)
Ҫafka e vogël e bardhë Egretta garzetta -430-480 çifte (35% e kolonisë)
Ҫafka e natës Nycticorax nycticorax – 125-135 çifte (10% e kolonisë)
Ҫafka e verdhë Ardeola ralloides – 125-135 çifte (10% e kolonisë)
Kojliku i zi Plegadis falcinellus – 35-40 çifte (3% e kolonisë)
Ҫafka e lopëve Bubulcus ibis – 25-30 çifte (2% e kolonisë)
Kjo është dhe kolonia më e madhe e shpendëve të ujit në Shqipëri dhe një vlerë tjetër e vecantë për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.