88 përqind e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur

Rreth 2.6 miliardë vetë në mbarë botën s’kanë ujë dhe kushte higjenike. Nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër çdo 20 sekonda në botë vdes një fëmijë.

Një miliardë njerëzve në botë u duhet të mbijetojnë pa ujë të pijshëm. Pasojat janë katastrofale dhe në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër. Si mund të furnizohen më shumë njerëz me ujë të pastër? Çfarë rëndësie kanë impiantet sanitare për zhvillimin ekonomik? Me këto çështje po merren rreth 200 përfaqësues të qeverive dhe organizatave ndërkombëtare në konferencën e përvitshme botërore të ujit në Stokholm.

Shumica e njerëzve pa kushtet elementare sanitare jeton në Azi. Vetëm në Indi rreth 700 milionë njerëzve u duhet t’i kryejnë nevojat personale në natyrë, sepse nuk kanë nevojtore. Uji në lumenj, detra dhe kanale është i ndotur nga fekalet dhe plehrat. Deri tani nuk ka sisteme kanalizimi. Miliona njerëz pijnë ujë të papijshëm. Kjo çon në diare dhe në shumë raste në vdekje.

88 përqind e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur

Shumica e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeçare vdesin në vendet në zhvillimin nga infeksione prej ujit të ndotur. Banka Botërore konstatoi, se 88 përqind e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur. Zhvillimi është mirëqënia e njerëzve. Dhe uji i ndotur shton ngarkesën për shërbimin shëndetësor të një vendi. E qartë është se nuk mund të bëhesh i pasur, kur ka shumë të varfër, që janë të sëmurë.”

Një dollar investim në impiantet sanitare dhe higjenike sjell mesatarisht nëntë dollarë fitim

Investimet në impiantet sanitare do ta përmirësonin shëndetin dhe kushtet e jetesës së njerëzve, thonë ekspertet.

Por kësaj i zë rrugën argumenti i përfitimit ekonomik. „Nëse është fjala për ekonominë, të pushtetshmit janë shumë më të vemendshëm, se sa kur argumentojmë me shëndetin”, thotë Jon Lane, drejtor ekzekutiv i këshillit ndërkombëtar për bashkëpunimin në fushën e furnizimit me ujë dhe pajisjeve sanitare, “Water Supply and Sanitation Collaborative Council”.

“Një dollar, që investohet në impiantet sanitare dhe në higjienë, sjell në Azi dhe Afrikë mesatarisht nëntë dollarë fitim. Raporti një me nëntë është shumë tërheqës. Vështirësia është se organizata apo personi, që ka investuar një dollar, nuk i merr patjetër edhe të nëntë dollarët – sepse fitimi kryesore qëndron në kursimin e kohës.” -sqaron Lane.