???????? ???̧????? (????????? ???????)

Pelikani kaçurrel është shpendi me hapjen e krahëve më të madhe në Evropë dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë. Duhet të ndihemi me fat, që vendi ynë është 1 prej 8 vendeve të Evropës ku ky lloj riprodhohet. Pelikani kaçurrel në Shqipëri folezon vetëm në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

91799176_1333138807073814_6438032766977179648_oEmërtime të tjera në gjuhën amëtare të dhëna në literaturë për këtë lloj:
Pelikani, laradashi, nositi, bazhori, paci, pelikani dallmatin

Emri i llojit në gjuhën angleze ndërkombëtare dhe gjuhën frënge:
Dalmatian Pelican – Pélican frisé

Përmasat e trupit:
Gjatësia (maja e sqepit deri tek maja e bishtit): 160–180 cm
Hapja e krahëve (gjatësia nga maja e njërit krah tek maja e tjetrit, kur krahët janë të hapur plotësisht) : 270–320 cm

Veçoritë e puplajës:
Pelikani kaçurrel është shpendi më i madh në  vendin tonë. Mund të ngatërrohet vetëm me pelikanin rozë, por ndryshe nga pelikani rozë, pelikani kaçurrel është disi më i madh dhe puplat e pjesës së kokës i ka të dredhura si në formën e kaçurrlave, që i kanë dhënë edhe emrin këtij lloji. Në vijim, ndryshe nga pelikani rozë, tek ky lloj mungon cipa e madhe rozë që rrethon syrin. Syri i pelikanit kaçurrel është i kaltër, ndryshe nga syri i pelikanit roëzë që është i zi. Në fluturim duket pjesa e sipërme e zezë e pendëve të fluturimit që bën kontrast me pjesën e bardhë të pendëve të mbulesës së krahëve. Ndërsa tek pelikani rozë ky kontrast shfaqet më shumë në pjesën e poshtme të trupit. Për pak kohë në sezonin e pranverës “çanta” ose pjesa e nofulla e poshtme merr ngjyrë portokalli të ndezur. Të rinjtë dhe individët e pamaturuar kanë nuance kafe e zbehtë në gri në mbulesën e krahëve.

Mjedisi ku jeton:
Pelikani kaçurrel jeton në mjedise liqenore. Pë poshtë gjendet një hartë se ku mund të haset ky lloj në vendin tonë.

Dieta ushqimore
Baza e dietës ushqimore të këtij lloji është peshku.

Veçoritë e riprodimit
Pelikani është lloj folezues në vendin tonë. E vetmja koloni e këtij lloji në Shqipëri, ndodhet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Kolonia e këtij lloji në vendin tonë pësoi një rënie dramatike deri në kohën kur filloi puna për rimëkëmbjen e kësaj kolonie në vitin 2013. Sot madhësia e kolonisë është pothuajse 3 herë më e madhe krahasuar vitin 2013.

Periudha kur shihet në Shqipëri
Pelikani kaçurrel mund të shihet në çdo ditë të vitit në vendin tonë.

Kërcënimet
Bonifikimi i kënetave; ndotja e ujrave; shqetësimi gjatë periudhës së riprodhimit; dëmtimi i vezëve nga shpendë apo kafshë të tjera; peshkimi pa kriter me mënyra të paligjshme si dhe përplasja me telat e rrjetit elektrik.

Statusi i ruajtjes së llojit në Shqipëri (sipas listës së kuqe të vitit 2013):
I kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje

Llojet me të cilat ngjan apo mund të ngatërrohet:
Pelikani rozë (Pelecanus onocrotalus)

harta-e-pelikanit-kacurrel