Shperdorimi i plastikes: Nje strategji evropiane per te mbrojtur planetin, qytetaret tane dhe per te fuqizuar industrite tona

Strategjia e parë gjithpërfshirëse evropiane për plastikën, e miratuar në fillimit të këtij viti, është pjesë e tranzicionit drejt një ekonomie më gjithpërfshirëse.

Kjo strategji do të mbrojë mjedisin nga ndotja plastike, ndërkohë që nxit rritjen dhe inovacionin, duke e kthyer sfidën në një axhendë pozitive për të Ardhmen e Evropës. Ekziston një rast i fuqishëm biznesi për të transformuar mënyrën se si produktet projektohen, prodhohen, përdoren dhe riciklohen në Bashkimin Evropian, dhe duke marrë drejtim në këtë tranzicion, ne do të mund të krijojmë mundësi të reja investimi dhe vende të reja pune.

Shpërdorimi i plastikës: Një strategji evropiane për të mbrojtur planetin, qytetarët tanë dhe për të fuqizuar industritë tona
Deklaratë e Komisionit Evropian

Sipas planeve të reja, të gjitha paketimet plastike në tregun e BE-së do të jenë të riciklueshme deri në vitin 2030, konsumi i plastikës një-përdorimshe do të reduktohet dhe përdorimi i qëllimshëm i mikroplastikës do të jetë i kufizuar.

Frans Timmermans, zëvendës presidenti i parë i Komisionit Evropian dhe njëkohësisht përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm, shprehet se: “Nëse nuk ndryshojmë mënyrën se si ne prodhojmë dhe përdorim plastikën, do të kemi më shumë plastikë sesapeshq në oqeanet tona deri në vitin 2050.

Ne duhet të ndalojmë që plastika të kalojë në ujë, në ushqime, madje edhe në trupin tonë. E vetmja zgjidhje afatgjatë është reduktimi i mbetjeve plastike, duke i ricikluar dhe i ripërdorur më shumë ato.

Kjo është një sfidë me të cilën qytetarët, industria dhe qeveritë duhet të përballen së bashku. Me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Plastikën, po krijojmë një model të ri biznesi më qarkullues.

Ne duhet të investojmë në teknologji të reja inovative, të cilat i mbajnë qytetarët dhe mjedisin tonë më të sigurt dhe njëkohësisht industrinë sa më konkuruese”.
Çdo vit, evropianët gjenerojnë 25 milion ton mbetje plastike, por më pak se 30% e tyre grumbullohet për riciklim. Në të gjithë botën, plastikat përbëjnë 85% të mbetjeve të plazhit.

Edhe më shqetësuese është fakti se plastika po arrin në mushkëritë dhe në tavolinat e ngrënies së qytetarëve, përmes mikroplastikës në ajër, ujë dhe ushqim, duke patur një ndikim të panjohur në shëndetin e njerëzve.

Strategjia e sotme për plastikën do të transformojë mënyrën se si produktet projektohen, prodhohen, përdororen dhe riciklohen në BE. Shpesh, mënyra se si plastika prodhohet, përdoret dhe hidhet poshtë nuk arrin të mbledhë përfitimet ekonomike të një qasjeje më qarkulluese.

Ajo dëmton mjedisin. Qëllimi është mbrojtja e mjedisit ndërkohë që hidhen themelet e një ekonomie të re për plastikën, ku projektimi dhe prodhimi respektojnë plotësisht nevojat e ripërdorimit, të riparimit dhe të riciklimit dhe të zhvillimit të më shumë materialeve të qëndrueshme ekologjikisht.