Edukimi nëpërmjet modelit si formë e gjithëpërfshirjes dhe vullnetarizmit në rritjen e cilësisë së mjedisit dhe të ambjenteve që na rrethojnë

Aktivitet ndergjegjesues tek Shkolla Liri Kazazi

Horizont EU vazhdon projektin “Nxitja nepermjet Modelit, Gares dhe Stimulit tek femijet, kusht ne zhvillimin dhe ndergjegjesimin mjedisor e social”. Mbeshtetur nga programi SENiOR-A dhe REC vazhdon fushata per Ndergjegjesim dhe Edukim Mjedisor te nxenesve ne shkollat nente vjecare te qytetit. Sot u zhvillua seanca me mjekun e njohur Isuf Cela si dhe specialistin e Mjedisit Yrjet Saliasi. Shkolla Liri Kazazi eshte nder shkollat me te gjelberuara dhe me rrethim e ambjent te kendshem. Bashkepunimi me Drejtorine e shkolles dhe stafin pedagogjik vecanerisht aktivizimi dhe dashamiresia e prinderve kane bere te mundur ruajtjen e ketij ambjenti cilesor nder vite. Investimi i bere nga programi SENIOR-A per paisjen me kosha mbeturinash te shkollave nente vjecare ka rezultuar pozitiv dhe tejet i rendesishem. Kete e tregon qarte edhe fakti se asnje nga keta kosha nuk eshte demtuar e aq me pak vjedhur sic ndodhte me pare.

[Not a valid template]

Rrethimi i shkolles Skender Libohova

Prezenca e organizates Horizont EU ne shkollen Skender Libohova me koshat dhe se fundmi me stolat per nxenesit, u shoqerua edhe me nje fushate mediatike dhe ndergjegjesuese sa i perket rrethimit te kesaj shkolle dhe higjenes ne ambjentet e brendeshme te saj. Horizont EU ne bashkepunim me Drejtorine e shkolles dhe bordin e prinderve kerkuan vazhdimisht dhe me kembengulje vemendjen e pushtetit vendor. Nisur nga situata e renduar dhe numri i madh i nxenesve ne kete shkolle, u kerkua me kembengulje dhe u arrit nje marreveshje bashkepunimi mes Horizont EU, Drejtorise se shkolles dhe Bashkise Lushnje per rrethimin dhe ngritjen e 3 ambjenteve sportive brenda teritorit te shkolles. Me nje buxhet modest prej tre milione lekesh te reja nisen punimet per fazen e pare ate te rrethimit te shkolles duke kufizuar hyrjet e pakontrolluara te njerezve dhe mjeteve ne ambjentet e shkolles.

Shkolla Kongresi i Lushnjes

Nxenes te shkolles Kongresi i Lushnjes kane qene objekt i seances se Edukimit dhe Ndergjegjesimit Mjedisor ne vendet publike, vecanerisht ne shkolla. Te shoqeruar nga mesuesja pergjegjese per Mjedisin ne kete shkolle Emine Quka, mjeku Isuf Cela dhe specialisti i mjedisit Yrjet Saliasi kane shpjeguar me argumente dhe ne forme bashkebisedimi rendesine e nje mjedisi te paster dhe demet qe krijohen nga keqmenaxhimi i tij.

Sipas mjekut Cela, trupi i njeriut vecanerisht ai i femijes ka nevoje te domosdoshme per cilesi ajri dhe ambjent clodhes si nje detyrim minimal per proceset e perditeshme qe duhet te perballoje dhe per nje imunitet sa me rezistent ne rast te situatave jo te mira shendetesore. Yrjet Saliasi specialisti i mjedisit prane Horizont EU ka sjelle ne vemendje te femijeve kujdesin qe duhet te tregojme ne cdo dite te vitit dhe jo me aksione nga klasa, shkolla apo pushteti vendor. Per secilin nga ne eshte detyrim sjellja korrekte me veten dhe me natyren. Nese me veten edhe mund te tolerojme apo korigjojme ndonje ndonje gabim, natyra eshte shume e ndjeshme dhe te tille e ka edhe reagimin e saj ndaj njeriut, te vetmin “armik” te sajin ne planet. Historia e qeseve pa fund qe fluturojne mbi kokat tona apo abuzimi me mbetjet nga konsumi i perditshem duhet te mare fund njehere e mire.

Historia e plazheve ku mbeturinat kane pushtuar siperfaqe te tera rere eshte shkaktuar vetem nga njeriu,dhe kjo nuk na falet ne shekullin e 21‐te. Nxenesit e shkolles Kongresi i Lushnjes premtuan se se bashku me mesuesit si dhe prinderit do te vazhdojne te ndryshojne gjithnje e me shume realitetin e zones ku ndodhet shkolla e tyre.

Shkolla  4 Deshmoret

Edukimi dhe ndergjegjesimi i nxenesve per rendesine e mjedisit ne shkolle dhe jashte saj ka qene objekt i takimeve edhe ne klasat e shkolles 4 Deshmoret.

Mjeku Isuf Cela dhe Specialisti i Mjedisit Yrjet Saliasi kane kujtuar nepermjet shembujve konkret se cfare ndodh ne jeten tone te perditeshme nese nuk tregojme vemendjen e duhur ndaj ambjentit, natyres apo edhe mjedisit ne shkolle, lagje dhe familje.

Shkolla 4 Deshmoret ka 360 nxenes dhe kryesisht jane nxenes me shtepi private perdhese dhe ne periferi te qytetit. Situata mjedisore ne kete shkolle ka mangesi ne gjelberim dhe stola per nxenesit gjate kohes se lire edhe pse ambjente per kete qellim ka ne dispozicion. Ne bashkepunim me Drejtorine e shkolles si dhe prinder te nxenesve, Horizont EU do te mundesoje sigurimin e disa pemeve per gjelberim. Ne nje faze tjeter po ne kete shkolle do te bejme te mundur qe ne bashkepunim me biznesin te sigurojme stola per nxenesit.

Emisioni ne TV7 mbi Mjedisin dhe rendesine e tij I ftuar ne studio Drejtori i sh.a. Ujesjelles Kanalizime Lushnje z. Albert Divjak dhe z. Shkelqim Bylykbashi, kryetar I organizates Horizont EU

Ne kete emision u diskutua mbi rendesine e mjedisit ne shkolla dhe me konkretisht shkolla Skender Libohova dhe mungeses se higjenes ne kete shkolle per shkak te mosfunksionimit me kapacitet te plote te tualeteve te kesaj shkolle. Shkolla ka 960 nxenes dhe 50 mesues me 2 tualete ne katin e pare te shkolles, cka e ben te paperballueshem numrin e madh te nxenesve si nga numri i madh po ashtu edhe nga cilesia e tyre qe lene per te deshiruar.

Z. Albert Divjaka ka kerkuar bashkepunim me Horizont EU per ndergjegjesim te komunitetit mbi rendesine e ujit te pijshem dhe mos abuzimin me te si nje e mire publike ku kostoja nuk e mbulon shpenzimin.

Se bashku me Ndermarrjen Ujesjelles Kanalizme Lushnje, shoqata Horizont EU po ngre edhe nje grup pune per te perfshire nxenesit e shkollave 9-te vjecare ne kete fushate.

Sh.a. ujesjelles Kanalizime se bashku me Horizont EU do te kerkoje nga nxenesit e shkollave qe te perfshihen ne nje gare per logon me interesante te ndermarjes, te krijuar nga femijet ku tre krijimet me te mira do te marin nje bonus dhe prej tyre do te dale logoja e ndermarjes.

Ne emision u fol edhe per efektin mjedisor dhe ekonomik qe ka menaxhimi me kujdes i ujit te pijshem si dhe uljen e kostos per qytetaret nga njera ane dhe sha Ujesjelles Kanalizme Lushnje dhe Bashkine nga ana tjeter. Nga perdorimi me nikoqirllek i ujit te gjithe dalin te fituar, qytetari kursen mbi 640 leke te reja ne muaj ndersa Ndermarja dhe Bashkia shume me teper se kaq, por ajo qe e ben me interesant kete bashkepunim shtohet sasi e ujit gjate dites ne rubinetat tona dhe rritet performanca e ndermarjes dhe si rrjedhim sherbimi dhe cilesia e tij.

Ndergjegjesimi ne Perdorimin e Ujit