Shqiperia gati per Censusin e Shependeve Dimerues 2021

Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura per te 6-in vit radhazi organizon Censusin e Shpendeve Ujore Dimerues ne Shqiperi. Ne datat 15, 16 dhe 17 janar ne te gjithe vendin ne plot 30 liqene dhe ligatina do te jene rreth  90 punonjes te AdZM-ve, te cilet sebashku me ekspertet ornotologe, studente dhe vullnetare, do te kryejne numerimin e shpendeve per vitin 2021.
Viti 2021 shënon 55 vjetorin e Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit. Ky program përfaqëson aktivitetin më të madh të shkencës së qytetarëve që organizohet në 143 vende të botës, me qëllim numërimin e shpendëve nëpër mijëra ligatina përgjatë globit.

Zona ligatinore me e rendesishme ne vendin tone por edhe ne te gjithe Mesdheun eshte ajo e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta e cila vitin e shkuar numeroi rreth 50 000 individe dhe 252 lloje shpendesh.

Censusi kryhet në Shqipëri që prej vitit 1993 dhe është programi më afatgjatë i monitorimit të kafshëve të egra dhe do të shtrihet në rreth 30 ligatina të ndryshme të vendit. Censusi ofron një fotografim mes-dimri të popullatave të Shpendëve të Egër Ujorë ku përfshihen Kredharakët, Rosat, Cafkat, Flamingot, Karabullakët, Pelikanët, Baltakët, Pulbardhat dhe shpendë të tjerë të lidhur ngushtësisht me ligatinat.

Falë procesit të numërimit të kryer që prej vitit 1993, Shqipëria ka sot të dhëna relativisht të plota mbi popullatat e shpendëve të ujit dimërues në Shqipëri. Këto shifra kanë kontribuar në shpalljen e Zonave të Mbrojtura, njohjes së Zonave të Rëndësishme për Shpendët (IBA), të Ligatinave Ramsar në Shqipëri dhe zonave të ardhshme pjesë e rrjetit “Natyra 2000”.