Horizont EU takim me gazetaret ne Lushnje

Horizont EU Lushnje ka zhvilluar nje takim orientues me disa gazetarë të ketij qyteti me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve të natyrore në Shqipëri, për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore shqiptare.

 

INCAAlbania dhe partneret e saj Klubi Ekologjik Lezhe, MMZHT, HorizontEU, po lançojnë një thirrje të hapur për konkursin e çmimit “Gazetaria më e mirë e advokimit mediatik për ruajtjen e natyrës”.

Kjo nismë ndërmerret në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, financuar nga LevizAlbania dhe nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).