Horizont EU dhe INCA/Trajnim tre ditor me të rinjtë e bashkisë Divjake

Për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Divjake për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, INCA dhe shoqata “Horizont EU” në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, po zhvillon një program tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.

Programi është hartuar që të japë njohuri mbi konceptin e burimeve natyrore duke i identifikuar ato në territorin e Bashkisë Divjake dhe evidentuar vlerat e tyre, njohjen e ZM në territorin e bashkisë duke integruar aktivitetet e zbatimit të planeve të menaxhimit me aktivizimin e të rinjve në to, funksionet e forumit rinor vendor në bashkinë e Divjakes për të nxitur advokimin në zbatim të politikave vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave natyrore që ndodhen në këtë territor.
Kampi veror po frekuentohet nga 15 te rinj të shkollave të mesme dhe studentë që kanë shprehur interes për tematikën e kampit veror dhe janë të angazhuar në forumin rinor pranë Bashkisë së Divjakes.